KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 341: Drejtimi i seancës

1Drejtimi i seancës bëhet nga kryetari i trupit gjykues. Urdhrat e tij për ruajtjen e rendit e të qetësisë në seancë janë të detyrueshme për palët dhe pjesëmarrësit në gjykim.

2Kryetari ka për detyrë të marrë masa për garantimin e respektimit të autoritetit të gjykatës, solemnitetit të gjykimit dhe sigurisë në sallë, si dhe për shmangien e çdo fyerjeje, kërcënimi apo sulmi tjetër të palëve dhe pjesëmarrësve të tjerë në gjykim.

3Kur i pandehuri, mbrojtësi, viktima, dëshmitari, eksperti apo përkthyesi nuk zbaton urdhrat e gjykatës për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë, fyen autoritetin e gjykatës apo kryen veprime që cenojnë solemnitetin e gjykimit, kryetari e paralajmëron atë për pasojat. Kur personi vijon të prishë rregullin e qetësinë dhe të mos bindet, gjykata mund t’i caktojë gjobë deri në shumën 30 000 lekë. Përsëritja e shkeljes përbën shkak për largimin nga salla.

4Ndaj urdhrit të mësipërm mund të bëhet ankim me shkrim brenda 3 ditëve. Ankimi shqyrtohet në dhomë këshillimi nga e njëjta gjykatë. Kur e çmon të arsyeshme, gjykata vendos revokimin e gjobës. Kundër vendimit për revokimin e gjobës nuk lejohet ankim.

5Vendimi për caktimin e gjobës përbën titull ekzekutiv.

6Gjykata njofton dhomën e avokatëve ose institucionin apo entin përkatës për ekspertët dhe përkthyesit për sjelljen e papërshtatshme.

7Kur prokurori me veprimet e tij cenon rregullat e seancës gjyqësore, gjykata i tërheq vëmendjen dhe në rast përsëritje, njofton drejtuesin e prokurorisë.

8Ndaj pjesëmarrësve të tjerë në gjykim që nuk zbatojnë urdhrat e kryetarit për ruajtjen e rendit e qetësisë apo fyejnë autoritetin e gjykatës, kryetari i paralajmëron ata dhe, kur nuk respektojnë urdhërimin e gjykatës, kryetari urdhëron largimin e tyre nga seanca dhe kur e çmon të nevojshme, u cakton gjobë deri në shumën 30 000 lekë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment