1I pandehuri merr pjesë në seancë si person i lirë edhe kur është i paraburgosur, me përjashtim të rasteve kur duhen marrë masa të domosdoshme për të parandaluar rrezikun e ikjes a të dhunës.
2Kur i pandehuri me sjelljen e tij pengon zhvillimin e rregullt të seancës, pavarësisht masave të marra, sipas paragrafit 3, të nenit 341, të këtij Kodi, gjykata mund të urdhërojë largimin e tij nga salla për një kohë të caktuar. Kur i pandehuri vijon të pengojë zhvillimin normal të gjykimit edhe pas kthimit, gjykata mund të urdhërojë largimin e tij deri në shpalljen e vendimit.”.
3Kur është e mundur, i pandehuri i larguar, sipas paragrafit 2, të këtij neni, e ndjek seancën nëpërmjet lidhjes audio dhe/ose video.
4I pandehuri i larguar nga seanca, sipas paragrafit 2, të këtij neni, quhet i pranishëm dhe përfaqësohet nga mbrojtësi. Ai mund të ripranohet në sallë në çdo kohë.
5Mungesa e të pandehurit që largohet nga salla dhe që nuk ka pranuar të ketë mbrojtës, nuk e pengon zhvillimin e gjykimit. Në këtë rast caktohet një mbrojtës kryesisht dhe vazhdon gjykimi. I pandehuri ose mbrojtësi i zgjedhur prej tij mund të pranohet në sallë në çdo kohë.