1Kur përfundimi i çështjes penale varet nga zgjidhja e një mosmarrëve-shje civile ose administrative, për të cilën zhvillohet një gjykim, gjykata mund të vendosë pezullimin e shqyrtimit gjyqësor derisa çështja të zgjidhet me vendim të formës së prerë.
2Kundër vendimit të pezullimit mund të bëhet ankim.
3Kur gjykimi civil ose administrativ nuk përfundohet brenda gjashtë muajve, gjykata mund të revokojë vendimin e pezullimit, edhe kryesisht.