1Kërkesat që kanë të bëjnë me juridiksionin, kompetencën, me bashkimin ose ndarjen e procedimeve, me legjitimimin e paditësit dhe të të paditurit civil, nuk mund të parashtrohen më vonë në qoftë se nuk janë ngritur menjëherë pas legjitimimit të palëve përveçse kur mundësia për t’i ngritur lind vetëm gjatë shqyrtimit gjyqësor.
2Përpara deklarimit të hapur të shqyrtimit gjyqësor palët kanë të drejtë të ngrenë edhe kërkesa mbi deklarimin e pavlefshmërisë së akteve apo papërdorshmërisë së provave.
3Për kërkesat paraprake gjykata disponon me vendim menjëherë pasi dëgjon palët. Kur e çmon të nevojshme, gjykata mund ta shtyjë vendimmarrjen e saj deri në seancën e ardhshme.