1Gjykata mund të urdhërojë shoqërimin e detyrueshëm të të pandehurit ose të personit ndaj të cilit është bërë kërkesë për gjykim nga viktima akuzuese, kur nuk është paraqitur ose ka hequr dorë nga pjesëmarrja në gjykim, sipas nenit 352 të këtij Kodi, në qoftë se prania e tij është e domosdoshme për marrjen e një prove por jo për pyetjen e tij.