1Pyetjen e palëve private e fillon ai që e ka kërkuar këtë gjë dhe vazhdon me pyetjet e prokurorit, të mbrojtësve, të përfaqësuesve të palëve dhe të pandehurit. Ai që ka filluar pyetjen mund të bëjë pyetje edhe pas palëve të tjera.
2Për të kundërshtuar përmbajtjen e deponimit, mund të shfrytëzohen deklarimet e bëra gjatë hetimeve paraprake nga pala e pyetur dhe që ndodhen në fashikullin e prokurorit, me kusht që pala të ketë deponuar mbi faktet dhe rrethanat që kundërshtohen.