KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 364: Pyetja në shtëpi e dëshmitarëve dhe ekspertëve

1Në rast pamundësie absolute për t’u paraqitur, me kërkesën e palëve, gjykata mund të vendosë që pyetja e dëshmitarit ose e ekspertit të bëhet në vendin ku ndodhet duke njoftuar ditën, orën dhe vendin e pyetjes. Pyetja mund të bëhet edhe vetëm nga një anëtar i trupit gjykues, në prani të palëve.

2Pyetja bëhet në format e parashikuara nga nenet e mësipërme pa praninë e publikut. I pandehuri dhe palët private përfaqësohen nga mbrojtësi dhe përfaqësuesit e tyre. Gjykata mund të lejojë ndërhyrjen e të pandehurit në pyetje.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment