KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 369: Leximet e lejueshme

1Gjykata edhe kryesisht, vendos që të lexohen, tërësisht ose pjesërisht aktet që përmbahen në fashikullin për shqyrtimin gjyqësor.

2Me kërkesën e palëve, gjykata mund të vendosë që të lexohen aktet e marra gjatë hetimeve paraprake kur për shkak të rrethanave të paparashikuara ato nuk mund të përsëriten më.

3Leximi i deklarimeve të bëra nga shtetasi shqiptar ose i huaj, banues jashtë shtetit, mund të bëhet në qoftë se ai është thirrur dhe nuk është paraqitur ose kur nuk gjendet, me gjithë kërkimet e bëra nga policia gjyqësore, si dhe kur refuzon të dëshmojë. Në këtë rast akti vlerësohet duke u lidhur me provat e tjera.

4Oficeri ose agjenti i policisë gjyqësore, që pyetet si dëshmitar, mund t’i përdorë aktet e policisë gjyqësore për të ndihmuar kujtesën.

5Në vend të leximit, gjykata, edhe kryesisht, mund të tregojë aktet që lejohet të përdoren për dhënien e vendimit. Tregimi i akteve barazohet me leximin e tyre.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment