1Për të kundërshtuar, tërësisht ose pjesërisht, përmbajtjen e deklarimeve të të pandehurit, palët mund të përdorin deklarimet e bëra më parë nga ai dhe që ndodhen në fashikullin e prokurorit, në qoftë se ka folur për faktet dhe rrethanat që kundërshtohen.
2Kur i pandehuri është deklaruar në mungesë ose refuzon të përgjigjet për deklarimet që ka bërë në prani të mbrojtësit, në përputhje me paragrafin 3, të nenit 38, të këtij Kodi, gjykata vendos që të lexohen procesverbalet e deklarimeve të bëra nga ai gjatë hetimeve paraprake.
3Kur deklarimet janë bërë nga persona të marrë si të pandehur në një procedim të lidhur, gjykata vendos shoqërimin e detyrueshëm. Kur nuk mund të sigurohet prania e deklaruesit, gjykata, pasi dëgjon palët, vendos leximin e procesverbaleve që përmbajnë deklarimet.