1Pas marrjes së provave, prokurori, mbrojtësi i të pandehurit dhe përfaqësuesit e palëve të tjera formulojnë dhe parashtrojnë konkluzionet përkatëse.
2Paditësi civil paraqet konkluzione me shkrim, të cilat duhet të përfshijnë, kur është kërkuar shpërblimi i dëmit, edhe përcaktimin e fitimit të munguar.
3Prokurori, mbrojtësit dhe përfaqësuesit e palëve mund të bëjnë replikë.
4Në çdo rast i pandehuri dhe mbrojtësi duhet të kenë fjalën e fundit në qoftë se e kërkojnë.
5Shfuqizohet.
6Shfuqizohet.