1Trupi gjykues, nën drejtimin e kryetarit, vendos veças për çdo çështje që lidhet me faktin dhe me ligjin, me zbatimin e masave të sigurimit, me dënimet dhe me përgjegjësinë civile.
2Gjyqtarët parashtrojnë mendimin e tyre dhe votojnë për çdo çështje. Kryetari mbledh votat, duke filluar nga gjyqtari me vjetërsinë më të vogël në shërbim dhe vetë voton i fundit.
3Vendimi nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e trupit gjykues. Gjyqtari që është në pakicë nënshkruan vendimin, duke vënë shënimin “kundër”.