1Pas marrjes së vendimit bëhet arsyetimi i tij duke u bazuar në provat dhe ligjin penal, si dhe nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e trupit gjykues.
2Kur vendimi shpallet i përmbledhur, ai arsyetohet i plotë brenda 30 ditëve nga shpallja e tij. Ky afat mund të zgjatet për një periudhë tjetër 30-ditore nëse çështja është gjykuar në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
3Kur personi i dënuar është në masë sigurimi personal, sipas neneve 237 dhe 238 të këtij Kodi, vendimi arsyetohet brenda 15 ditëve nga data në të cilën është shpallur ose brenda 30 ditëve kur është gjykuar nga Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
4Afati i parashikuar për të arsyetuar vendimin me shkrim, sipas pikave 2 dhe 3, të këtij neni, mund të zgjatet në raste përjashtimore, për shkaqe të përligjura. Në këtë rast njoftohet kryetari i gjykatës.