1Secila nga palët, brenda tridhjetë ditëve nga shpallja e vendimit në rastet kur kanë qenë të pranishme ose nga marrja dijeni kur vendimi është shpallur në mungesë të tyre, mund të kërkojë plotësimin e tij, në rast se gjykata nuk është shprehur mbi të gjitha kërkesat për disponimin e provave.
2Gjykata e shqyrton kërkesën me të njëjtin trup gjykues, pasi thërret palët.
3Kundër këtij vendimi lejohet ankim i veçantë.