1Gjykata merr vendim pafajësie kur:
a fakti nuk ekziston ose nuk provohet se ekziston;
bfakti nuk përbën vepër penale;
cfakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale;
çvepra penale është kryer nga një person që nuk mund të akuzohet ose të dënohet;
dnuk provohet që i pandehuri e ka kryer veprën që akuzohet;
dhfakti është kryer në prani të një shkaku të përligjur ose të një shkaku padënueshmërie, si dhe kur ekziston dyshimi për qënien e tyre.