KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 39: Pyetja në themel

1Organi procedues i shpjegon të pandehurit, në formë të qartë dhe të përpiktë, faktin që i atribuohet, e njeh me provat që ekzistojnë kundër tij dhe, kur hetimet nuk dëmtohen, i tregon burimet e tyre.

2Organi procedues e fton atë të shpjegojë gjithçka që çmon të dobishme për mbrojtjen e tij dhe i bën drejtpërsëdrejti pyetje.

3Kur i pandehuri nuk pranon të përgjigjet kjo shënohet në procesverbal. Në procesverbal shënohen, kur është e nevojshme, edhe tiparet fizike dhe shenjat e veçanta eventuale të të pandehurit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment