1I pandehuri, edhe kur është me masë sigurimi izoluese ose kur i është hequr liria për çdo lloj shkaku tjetër, merret në pyetje i lirë, përveç rasteve kur duhen marrë masa për të parandaluar rrezikun e ikjes ose të dhunës.
2Nuk mund të përdoren, as me pëlqimin e të pandehurit, metoda ose teknika për të ndikuar mbi lirinë e vullnetit ose për të ndryshuar aftësinë e kujtesës e të vlerësimit të fakteve.
3Përpara nisjes së marrjes në pyetje, i pandehuri pyetet shprehimisht nëse i ka kuptuar të drejtat e tij, të dhëna me shkrim sipas neneve 34/adhe 34/b të këtij Kodi. Në rast se i pandehuri nuk është njohur paraprakisht me këto të drejta, sipas dispozitave të këtij Kodi, deklarimet e tij nuk mund të përdoren.