KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 390: Dënimi i të pandehurit

1Kur fajësia e të pandehurit provohet përtej çdo dyshimi të arsyeshëm, gjykata jep vendim dënimi, duke caktuar llojin dhe masën e dënimit.

2Gjykata nuk mund të bazojë vendimin e fajësisë vetëm mbi deklarimet e bëra nga personi, i cili, me vullnetin e tij, nuk ka pranuar të pyetet nga i pandehuri ose nga mbrojtësi i tij në asnjërën nga fazat e procedimit.

3Gjykata nuk mund të bazojë vendimin e fajësisë vetëm ose kryesisht në deklarimet e bashkëtëpandehurit, apo dëshmitë e marra nëpërmjet teknikave të veçanta për fshehjen e identitetit të dëshmitarit, sipas nenit 361/b të këtij Kodi.

4Kur i pandehuri ka kryer disa vepra penale, gjykata cakton dënimin për secilën prej tyre dhe zbaton normat mbi bashkimin e veprave penale dhe të dënimeve.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment