KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 413: Paraqitja e ankimit

1Akti i ankimit paraqitet në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin e ankimuar. Sekretari i gjykatës shënon në të ditën kur merr aktin dhe personin që e paraqet, e bashkon me aktet dhe, kur i kërkohet, lëshon vërtetimin e marrjes.

2Palët private, mbrojtësit dhe përfaqësuesit, mund ta paraqesin aktin e ankimit edhe në sekretarinë e gjykatës së vendit ku ata ndodhen ose pranë një nëpunësi konsullor jashtë shtetit. Në këto raste, akti dërgohet menjëherë në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin.

3Akti i ankimit mund të dërgohet me postë rekomande në sekretarinë e gjykatës që ka dhënë vendimin. Sekretari i gjykatës shënon në zarf ditën e marrjes dhe e bashkëngjit atë me aktet. Ankimi quhet i bërë në datën e dërgimit të aktit me postë rekomande.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment