1Përveç rasteve të parashikuara ndryshe në këtë Kod, afati për të bërë ankim është pesëmbëdhjetë ditë.
2Ai që ka bërë ankim ka të drejtë që deri pesë ditë para seancës të paraqesë në sekretarinë e gjykatës që do të shqyrtojë çështjen, arsye të tjera që lidhen me ankimin.
3Afatet e parashikuara nga ky nen nuk mund të zgjaten për asnjë shkak, përveç rasteve të parashikuara me ligj.