KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 426-a: Shqyrtimi gjyqësor në gjykatën e apelit

1Përpara se të fillojë shqyrtimin gjyqësor, kryetari i trupit gjykues kontrollon paraqitjen e palëve. Në rast se palët nuk janë paraqitur, kryetari verifikon nëse njoftimet janë të rregullta dhe nëse mungesa është e justifikuar.

2Pas verifikimit të palëve dhe legjitimit të tyre, gjykata shpall trupin gjykues dhe deklaron të hapur diskutimin.

3Kryetari ose anëtari i trupit gjykues relaton në mënyrë të përmbledhur dosjen gjyqësore dhe shkaqet e ngritura në ankim.

4Kur është bërë ankim vetëm nga njëra prej palëve, fjalën e para e merr ajo. Kur kanë bërë ankim si prokurori, ashtu dhe i pandehuri, i pari e merr fjalën prokurori.

5Në shqyrtimin e çështjes në apel mbahen parasysh, për aq sa janë të zbatueshme, dispozitat mbi procedurën e gjykimit në shkallë të parë.

6Gjykata mund të urdhërojë palët që të parashtrojnë pretendimet e tyre në mënyrë të përmbledhur, duke caktuar edhe kohën e vlerësuar të mjaftueshme. Palët nuk mund të parashtrojnë në seancë shkaqe tej atyre të ngritura në apel.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment