1Kur ka arsye të çmohet se për shkak të sëmundjes mendore të shkaktuar pas ngjarjes i pandehuri nuk është në gjendje të marrë pjesë me vetëdije në procedim, gjykata vendos, edhe kryesisht, ekspertimin.
2Gjatë kohës që vazhdon ekspertimi, gjykata, me kërkesën e mbrojtësit, merr provat që mund të çojnë në pafajësinë e të pandehurit, dhe kur vonesa paraqet rrezik, çdo provë tjetër të kërkuar nga palët.
3Kur nevoja e përcaktimit të përgjegjshmërisë del gjatë hetimeve paraprake, ekspertimi urdhërohet nga prokurori kryesisht ose me kërkesën e të pandehurit apo të mbrojtësit të tij. Ndërkohë prokurori kryen vetëm veprimet që nuk kërkojnë pjesëmarrjen e vetëdijshme të të pandehurit. Kur vonesa paraqet rrezik, mund të merren prova vetëm në rastet e parashikuara për sigurimin e provës.