KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 44: Pezullimi i procedimit për shkak të papërgjegjshmërisë së të pandehurit

1Kur del se gjendja mendore e të pandehurit është e tillë që pengon pjesëmarrjen e vetëdijshme në procedim, organi që procedon merr vendim për pezullimin e procedimit, por gjithnjë kur nuk duhet të merret vendim pafajësie ose pushimi. Me vendimin e pezullimit organi që procedon i cakton të pandehurit një kujdestar të posaçëm, të cilit i jepen të drejtat e përfaqësuesit ligjor.

2Shfuqizohet.

3Pezullimi nuk pengon organin procedues që të marrë prova që mund të çojnë në pafajësinë e të pandehurit dhe kur vonesa paraqet rrezik, çdo provë tjetër të kërkuar nga palët. Në veprimet që duhet të kryhen rreth personit të të pandehurit, si dhe në ato ku i pandehuri ka të drejtë të jetë i pranishëm merr pjesë kujdestari i posaçëm i tij.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment