KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 442: Prishja e vendimit dhe zgjidhja e çështjes pa e kthyer për rishqyrtim

1Gjykata e Lartë vendos prishjen e vendimit dhe zgjidhjen e çështjes pa e kthyer për rishqyrtim kur:

afakti nuk parashikohet si vepër penale, vepra penale është shuar ose ndjekja penale nuk duhet të fillonte e të vazhdonte;

bshfuqizohet;

cshfuqizohet;

çka kontradikta midis vendimit të ankimuar dhe një tjetri të mëparshëm, lidhur me të njëjtin person dhe me të njëjtën vepër penale,të dhëna nga e njëjta ose një tjetër gjykatë penale.

2Në rastin e parashikuar nga shkronja “a” gjykata vendos pushimin e çështjes, kurse në rastin e parashikuar nga shkronja “ç” vendos që të zbatohet vendimi që ka caktuar dënimin më pak të rëndë.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment