1Me përjashtim të rasteve të parashikuara nga neni 442 Gjykata e Lartë, kur prish një vendim ia dërgon aktet gjykatës që ka dhënë vendimin e prishur.
2Kur prishja nuk është bërë për të gjitha disponimet e vendimit, Gjykata e Lartë deklaron në dispozitiv se cilat pjesë të vendimit prishen.