1Prokurori pranë gjykatës së shkallës së parë që ka dhënë vendimin, merr masa për ekzekutimin e vendimit. Ai bën kërkesa në gjykatën kompetente dhe ndërhyn në të gjitha veprimet e ekzekutimit.
2Vendimet e prokurorit i njoftohen, brenda tridhjetë ditëve, mbrojtësit të caktuar nga i interesuari ose, kur nuk ka të tillë, atij të caktuar nga prokurori.
3Kur është e nevojshme, prokurori mund të kërkojë kryerjen eveprimeve të veçanta nga prokurori i një rrethi tjetër.
4Kur fillon ekzekutimi, prokurori njofton me shkrim gjykatën që ka dhënë vendimin.