1Për ekzekutimin e një vendimi me burgim, prokurori nxjerr urdhrin e ekzekutimit.
2Urdhri i ekzekutimit përmban gjeneralitetet e të dënuarit, dispozitivin e vendimit dhe disponimet e nevojshme për ekzekutimin.
3Kur i dënuari është i paraburgosur, urdhri i dërgohet organit shtetëror që administron burgjet dhe i njoftohet të interesuarit, ndërsa kur i dënuari nuk është i paraburgosur urdhërohet burgimi i tij.
4Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe për rastet e ekzekutimit të vendime-ve të mbylljes së detyrueshme në institucione mjekësore ose edukimi.