KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 474: Disa vendime për të njëjtin fakt

1Kur disa vendime janë dhënë kundër të njëjtit person për të njëjtin fakt, gjykata urdhëron ekzekutimin e vendimit me të cilin është dhënë dënimi më i lehtë, duke i deklaruar të tjerët të pazbatueshëm. Kur dënimet kryesore janë të barabarta, mbahet parasysh dënimiplotësues.

2Kur ka disa vendime pushimi ose pafajësie, i interesuari tregonvendimin që duhet ekzekutuar dhe kur ai nuk e bën këtë, prokurori për rastin e pushimit dhe gjykata për rastin e pafajësisë, urdhërojnë ekzekutimin e vendimit më të favorshëm.

3Kur bëhet fjalë për një vendim pafajësie dhe për një vendim dënimi, gjykata urdhëron ekzekutimin e vendimit të pafajësisë, duke revokuar vendimin e dënimit, ndërsa kur është fjala për një vendim mosfillimi të dhënë nga prokurori dhe një vendim të dhënë në gjykim, gjykata urdhëron ekzekutimin e vendimit të dhënë në gjykim.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment