1Kur një person është dënuar në vend të një tjetri për gabim në emër, gjykata vendos korrigjimin vetëm kur personi kundër të cilit duhej të procedohej është thirrur si i pandehur edhe me një emër tjetër në gjykim. Në rast të kundërt vendoset rishikimi i çështjes në bazë tënenit 450, paragrafi 1, shkronja “c”. Në çdo rast ekzekutimi kundër personit të dënuar gabimisht pezullohet.