1Në rastin e shfuqizimit ose të deklarimit të paligjshmërisë kushtetuese të normës penale, gjykata revokon vendimin e dënimit, duke deklaruar se fakti nuk parashikohet si vepër penale. Në të njëjtën mënyrë veprohet edhe kur është dhënë vendim mosfillimi ose pafajësie për shkak të shuarjes së veprës penale.
2Kërkesa shqyrtohet menjëherë dhe në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga momenti i depozitimit të kërkesës nga gjykata ku është paraqitur ajo, edhe nëse kjo e fundit nuk është kompetente nga pikëpamja tokësore.