1Në fazën e ekzekutimit, gjykata është kompetente të vendosë për shuarjen e veprës penale pas dënimit, për shuarjen e dënimit, për dënimet plotësuese, për konfiskimin ose kthimin e sendeve të sekuestruara, si dhe për çdo rast të parashikuar me ligj.
2Kur vërtetohet shuarja e veprës penale ose të dënimit, gjykata e deklaron këtë edhe kryesisht, duke marrë masat përkatëse.