1Shënimet në regjistër hiqen pas marrjes së njoftimit zyrtar të vdekjes së personit, të cilit i referohen kur ai bëhet tetëdhjetë vjeç.
2Hiqen edhe shënimet lidhur me:
avendimet e revokuara për shkak të rishikimit ose të shfuqizimit të veprës penale;
bvendimet e pafajësisë ose të pushimit kur kanë kaluar dhjetë vjet nga dita që vendimi ka marrë formë të prerë;
cvendimet e dënimit për kundërvajtje kur është dhënë denim me gjobë, me kalimin e dhjetë vjetëve nga dita kur vendimi është ekzekutuar;
çmasat dhe vendimet e dënimit për kundërvajtje penale të kryera nga të miturit, kur ata arrijnë moshën 21 vjeç.