KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 489: Kërkesa për ekstradim

1Ekstradimi lejohet vetëm mbi bazën e një kërkese drejtuar Ministrisë së Drejtësisë.

2Kërkesës për ekstradim i bashkëngjiten:

akopja e vendimit të dënimit me burgim ose e aktit të procedimit;

bnjë relacion mbi veprën penale që i ngarkohet personit për tëcilin kërkohet ekstradimi, duke treguar kohën dhe vendin e kryerjes së veprës dhe cilësimin ligjor të saj;

cteksti i dispozitave ligjore që do të zbatohen, duke treguar nëse për veprën për të cilën kërkohet ekstradimi është parashikuar nga ligji i shtetit të huaj dënimi me vdekje;

çtë dhënat individuale dhe çdo informacion tjetër të mundshëm që shërben për të përcaktuar identitetin dhe shtetësinë e personit, për të cilin kërkohet ekstradimi.

3Kur konkurrojnë disa kërkesa ekstradimi, Ministria e Drejtësisë cakton radhën e shqyrtimit. Për këtë qëllim ajo mbanparasysh të gjitha rrethanat e çështjes dhe veçanërisht datën e marrjessë kërkesës, rëndësinë dhe vendin e kryerjes së veprës penale oseshtetësinë dhe vendbanimin e personit të kërkuar, si dhe mundësinë enjë riekstradimi nga shteti kërkues.

4Në qoftë se për një shkelje të vetme ekstradimi kërkohet në të njëjtën kohë nga shumë shtete, ai i jepet shtetit ndaj të cilit është drejtuar vepra penale ose atij shteti mbi territorin e të cilit është kryer vepra.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment