1Ekstradimi lejohet me kusht të shprehur se i ekstraduari nuk do të ndiqet, nuk do të dënohet dhe as do t’i dorëzohet një shteti tjetër për një vepër penale që ka ndodhur para kërkesës për dorëzim dhe që është e ndryshme nga ajo për të cilën është dhënë ekstradimi.
2Kushtet e treguara nga paragrafi 1 nuk merren parasysh:
akur pala dorëzuese jep pëlqim të shprehur që i ekstraduari të ndiqet edhe për një vepër penale tjetër dhe i ekstraduari nuk ka kundërshtim;
bkur i ekstraduari, edhe pse ka patur mundësi, nuk ka lënë territorin e shtetit të cilit i është dorëzuar, pasi kanë kaluar dyzet e pesë ditë nga lirimi i tij ose pasi e ka lënë atë është kthyer vullnetarisht.
3Ministria e Drejtësisë mund të vërë edhe kushte të tjera që i çmon të përshtatshme, pa tejkaluar parashikimet e akteve ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë dhe rezervat e deklarimet ligjore.