1Kur ka një urdhër arresti ndërkombëtar, policia gjyqësore bën arrestimin e përkohshëm të personit.
2Autoriteti që ka bërë arrestimin njofton menjëherë prokurorin dhe Ministrin e Drejtësisë. Brenda dyzet e tetë orëve prokurori e vë të arrestuarin në dispozicion të gjykatës në territorin e së cilës ështëbërë arrestimi, duke i dërguar edhe dokumentacionin përkatës.
3Gjykata, brenda dyzet e tetë orëve nga paraqitja e kërkesës e vleftëson atë, si dhe cakton një masë sigurimi shtrënguese, kur janë kushtet ose vendos lirimin e të arrestuarit. Kur i arrestuari është shtetas shqiptar dhe nuk ka marrëveshje dypalëshe për ekstradimin e shtetasve me shtetin që ka urdhër arrestin, gjykata urdhëron lirimin e menjëhershëm të tij. Për vendimin që merr ajo njofton Ministrin e Drejtësisë.
4Masa e arrestit revokohet në qoftë se Ministria e Drejtësisë nuk kërkon, brenda dhjetë ditëve nga miratimi, mbajtjen e saj.
5Kopja e vendimit të dhënë nga gjykata për masat shtrënguese dhe sekuestrimet, në bazë të këtyre neneve, u njoftohet prokurorit, personit të interesuar dhe mbrojtësit të tij, të cilët mund të bëjnë ankim në gjykatën e apelit.