1Me kërkesën e shtetit të huaj, të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë nëpërmjet prokurorit pranë gjykatës kompetente, gjykata mund të vendosë përkohësisht një masë shtrënguese para se të vijë kërkesa e ekstradimit.
2Masa mund të vendoset kur:
ashteti i huaj ka deklaruar se kundër personit është marrë një masë për kufizimin e lirisë personale ose një vendim dënimi me burgim dhe se ka ndër mend të paraqesë kërkesë për ekstradim;
bshteti i huaj ka paraqitur të dhëna të hollësishme për veprën penale dhe elemente të mjaftueshme për identifikimin e personit;
ckur ka rrezik ikjeje.
3Kompetenca për të vendosur masën u takon, sipas radhës, gjykatës së rrethit në territorin e së cilës personi ka vendbanimin, vendqëndrimin apo banesën ose gjykatës së rrethit gjyqësor ku ai gjendet. Në qoftë se kompetenca nuk mund të përcaktohet në mënyrat e treguara më sipër kompetente është gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë.
4Gjykata mund të vendosë edhe sekuestrimin e provave materiale dhe të sendeve që i përkasin veprës penale.
5Ministria e Drejtësisë njofton shtetin e huaj për zbatimin e përkohshëm të masës shtrënguese dhe të sekuestros eventuale.
6Masat shtrënguese revokohen në qoftë se brenda tetëmbëdhjetë ditëve dhe gjithësesi në maksimum dyzet ditë nga arrestimi nuk vjen në Ministrinë e Drejtësisë kërkesa e ekstradimit dhe dokumentet që i bashkëlidhen asaj.