KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 502: Kalimi tranzit

1Kalimi tranzit përmes territorit të shtetit shqiptar i një personi të ekstraduar nga një shtet në tjetrin, autorizohet, me kërkesën e këtij të fundit, nga Ministria e Drejtësisë, në qoftë se kalimi tranzit nuk prek sovranitetin, sigurimin ose interesa të tjera shtetërore.

2Kalimi tranzit nuk autorizohet:

akur ekstradimi është dhënë për fakte që nuk parashikohen sivepra penale nga ligji shqiptar;

bkur janë rastet e parashikuara nga neni 491, paragrafi 1;

ckur është fjala për një shtetas shqiptar, për të cilin ekstradimi në shtetin që ka kërkuar kalimin tranzit nuk do të jepej.

3Autorizimi nuk kërkohet kur kalimi tranzit bëhet në rrugë ajrore dhe nuk parashikohet zbritje në territorin shqiptar. Por, kur ndodh zbritja, zbatohen për aq sa pajtohen, dispozitat për masat e sigurimit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment