1Letërporosia e huaj nuk mund të vihet në ekzekutim pa u marrë më parë vendimi në favor i gjykatës së vendit ku duhet të procedohet.
2Prokurori i rrethit, pasi merr aktet nga Ministria e Drejtësisë, paraqet kërkesën në gjykatë, brenda 5 ditëve nga paraqitja e akteve nga Ministria e Drejtësisë.
3Gjykata disponon ekzekutimin e letërporosisë me vendim, brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës.
4Ekzekutimi i letërporosisë nuk pranohet:
akur janë rastet që Ministria e Drejtësisë nuk i jep rrugë letërporosisë, në përputhje edhe me parashikimet e akteve ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë dhe rezervat e deklarimet ligjore.
bkur fakti për të cilin procedon autoriteti i huaj nuk parashikohet nga ligji shqiptar si vepër penale.