1Gjykata që pranon kërkesën për ekzekutimin e letërporosisë, kryen dhe veprimin e kërkuar ose autorizon për këtë qëllim prokurorin, në rastet kur ligji e lejon.
2Për kryerjen e veprimeve të kërkuara zbatohen normat e këtij Kodi, përveç rasteve kur duhet të respektohen rregulla të veçanta të kërkuara nga autoriteti gjyqësor i huaj, të cilat nuk vijnë në kundërshtim me parimet e rendit juridik të shtetit shqiptar.