1Vendimi i gjykatës së huaj nuk mund të njihet kur:
avendimi nuk ka marrë formë të prerë sipas ligjeve të shtetitku është dhënë;
bvendimi përmban disponime në kundërshtim me parimet e rendit juridik të shtetit shqiptar;
cvendimi nuk është dhënë nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme ose i pandehuri nuk është thirrur të paraqitet në gjykim ose nuk i është njohur e drejta që të pyetet në një gjuhë që e kupton dhe të ndihmohet nga një mbrojtës;
çka arsye të bazuara për të menduar se kanë ndikuar në përfundimin e procesit konsiderata lidhur me racën, fenë, seksin, gjuhën apo bindjet politike;
dfakti për të cilin është dhënë vendimi nuk parashikohet si vepër penale nga ligji shqiptar;
dhpër të njëjtin fakt dhe ndaj të njëjtit person, në shtetin shqiptar është dhënë një vendim i formë së prerë ose zhvillohet një procedim penal.