KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 515: Masat shtrënguese

1Me kërkesën e prokurorit, gjykata kompetente për njohjen e një vendimi të huaj mund të vendosë një masë shtrënguese ndaj të dënuarit që ndodhet në territorin shqiptar. Në caktimin e masave shtrënguese respektohen dispozitat e titullit V, të këtiij Kodi, për aq sa mund të zbatohen.

2Gjykata, brenda tre ditëve nga ekzekutimi i masës shtrënguese, merr masa për identifikimin e personit dhe i njofton menjëherë atij të drejtën për të patur mbrojtës.

3Masa shtrënguese e vendosur në bazë të këtij neni revokohet kur nga fillimi i ekzekutimit të saj kanë kaluar tre muaj pa u dhënë vendimi i njohjes nga gjykata e rrethit gjyqësor ose gjashtë muaj pa marrë vendimi formën e prerë. Nëse bëhet ankim në gjykatën e apelit apo Gjykatën e Lartë, masa shtrënguese revokohet nëse gjykimi nuk ka përfunduar brenda 3 muajve nga marrja e akteve respektivisht për secilën gjykatë.

4Revokimi dhe zëvendësimi i masës shtrënguese vendosen nga gjykata e rrethit gjyqësor.

5Kopja e vendimit të dhënë nga gjykata u njoftohet, pas ekzekutimit, prokurorit, të dënuarit nga gjykata e huaj dhe mbrojtësit të tij, të cilët mund të bëjnë ankim në gjykatën e apelit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment