1Kur bën njohjen e një vendimi të huaj, gjykata cakton dënimin që duhet të vuhet në shtetin shqiptar. Ajo konverton dënimin e caktuar në vendimin e huaj në një nga dënimet e parashikuara për të njëjtin fakt nga ligji shqiptar. Ky dënim duhet t’i përgjigjet nga natyra atij që është dhënë në vendimin e huaj. Masa e dënimit nuk mund të kalojë kufirin maksimal të parashikuar për të njëjtin fakt nga ligji shqiptar.
2Kur në vendimin e huaj nuk është caktuar masa e dënimit, gjykata e cakton atë mbi bazën e kritereve të treguara në Kodin Penal. Në asnjë rast dënimi i dhënë nuk mund të jetë më i lartë se ai i caktuar nga vendimi penal i njohur.
3Kur ekzekutimi i dënimit të dhënë në shtetin e huaj është pezulluar me kusht, gjykata disponon në vendimin e njohjes, veç të tjerave, edhe pezullimin me kusht të dënimit. Të njëjtën gjë gjykata bën edhe kur i pandehuri është liruar me kusht në shtetin e huaj.
4Për të caktuar dënimin me gjobë shuma e vënë në vendimin e huaj konvertohet në vlerë të barabartë me lekë shqiptare, duke zbatuar kursin e këmbimit të ditës në të cilën është vendosur njohja.
5Në vendimin e njohjes për ekzekutimin e një konfiskimi, urdhërohet edhe zbatimi i konfiskimit.