KODI I PROCEDURËS PENALE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   |   7905

Neni 55: Mospranimi, dorëheqja ose revokimi i mbrojtësit

1Mbrojtësi që nuk pranon detyrën që i është besuar ose që heq dorë prej saj njofton menjëherë organin procedues dhe atë që e ka caktuar.

2Mospranimi ka efekt që nga çasti kur i komunikohet organit procedues.

3Dorëheqja nuk ka efekt derisa pala të ndihmohet me një mbrojtës të besuar të ri ose me një mbrojtës të caktuar kryesisht dhe të ketë mbaruar afati që mund t’i jetë dhënë mbrojtësit zëvendësues për t’u njohur me aktet dhe provat.

4Dispozita e paragrafit 3 zbatohet edhe në rastin e revokimit.

5Heqja dorë e përfaqësuesit të paditësit dhe të të paditurit civil nuk pengon në asnjë rast vazhdimin e procedimit.

Përmbajtja

    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
    • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment
  • Asnjë koment