1Organi procedues i referon këshillit drejtues të dhomës së avokatëve rastet e lënies së mbrojtjes, të refuzimit të mbrojtjes dhe të shkeljes nga ana e mbrojtësve të detyrave të besnikërisë dhe ndershmërisë.
2Këshilli drejtues i dhomës së avokatëve ka të drejtë të marrë masa disiplinore në rastin e lënies së mbrojtjes ose të refuzimit të mbrojtjes të caktuar kryesisht.
3Kur këshilli drejtues i quan të përligjura lënien ose refuzimin, për shkak të shkeljes së të drejtave të mbrojtjes, masa disiplinore nuk jepet edhe në qoftë se shkelja e të drejtave të mbrojtjes nuk është njohur nga gjykata.