1Mosmarrëveshja mund të parashtrohet nga prokurori pranë njërës prej gjykatave në mosmarrëveshje ose nga i pandehuri dhe palët private. Parashtrimi paraqitet në sekretarinë e njërës prej gjykatave në mosmarrëveshje, me kërkesë të shkruar e të motivuar, të cilës i bashkohet dokumentacioni i nevojshëm.
2Gjykata që ngre çështjen e mosmarrëveshjes merr vendim, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj, duke treguar palët dhe mbrojtësit.
3Gjykata që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje.