Mirësevini në Komentarin Elektronik
Ju faleminderit për interesin tuaj ndaj faqes sonë. Komentari Elektronik është një nismë e konceptuar dhe zhvilluar nga projekti i financuar nga BE ‘Konsolidimi i Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri’ (EURALIUS). EURALIUS e mirëmbajti portalin e Komentarit Elektronik derisa ia dorëzoi Shkollës së Magjistraturës me datë 17/12/2019.
Komentuar nga ekspertët ligjorë më të mirë vendas, ky Komentar Elektronik ka për qëllim të ofrojë një platformë për të ndarë me juristë të tjerë, pedagogë, përfaqësues të institucioneve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë, dijet dhe kuptimin e ligjeve të reformës në drejtësi dhe një bazë për bashkëpunim dhe kërkim për profesionistët ligjorë.
Komentari Elektronik është produkt bashkëpunimi në vijimësi, që fillon me komentet mbi një numër të zgjedhur nenesh, që do të pasurohet rregullisht.
Mirëpresim dhe vlerësojmë komentet tuaja.