1. Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të:
a) Presidentit të Republikës;
b) Kryeministrit;
c) jo më pak se një të pestës së deputetëve;
ç) Avokatit të Popullit;
d) Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit;
dh) çdo gjykate, sipas nenit 145, pika 2, të kësaj Kushtetute;
e) çdo komisioneri të krijuar me ligj për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të garantuara nga Kushtetuta;
ë) Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë;
f) organeve të qeverisjes vendore;
g) organeve të bashkësive fetare;
gj) partive politike;
h) organizatave;
i) individëve. 2. Subjektet e parashikuara nga nënparagrafët “d”, “dh”, “e”, “ë”, “f”, “g”, “gj”, “h” dhe “i”, të paragrafit 1, të këtij neni, mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre.
© Të gjitha të drejtat e botimit në gjuhën shqipe të këtij neni i takojnë Institutit për Studimet Publike & Ligjore (ISPL)
Mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë