1. Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë mbaron në rastet e mëposhtme:
a. mbush moshën e pensionit;
b. përfundon mandatin 9-vjeçar;
c. jep dorëheqjen;
ç. shkarkohet sipas parashikimeve të nenit 140 të Kushtetutës;
d. vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit;
dh. vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën.
2. Mbarimi i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë deklarohet me vendim të Gjykatës së Lartë.
3. Procedura për emërimin e gjyqtarit në një gjykatë tjetër pas përfundimit të mandatit rregullohet me ligj.
© Të gjitha të drejtat e botimit në gjuhën shqipe të këtij neni i takojnë Institutit për Studimet Publike & Ligjore (ISPL)
Mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë