PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 62: Zhvillimi i seancës
Gjykata Kushtetuese për kalimin e çështjes në seancë plenare vendos me shumicën e anëtarëve të saj. Në këtë rast zhvillohet seancë plenare publike.
Në seancën plenare ftohet të marrë pjesë Presidenti i Republikës, i cili mund të përfaqësohet nga një mbrojtës i zgjedhur prej tij, si edhe Kuvendi. Gjykata Kushtetuese, sipas rastit, vendos të thërrasë edhe persona të tjerë në gjykim.
Mungesa në seancën plenare e Presidentit të Republikës ose e përfaqësuesit të tij pa arsye nuk përbën shkak për moszhvillimin e gjykimit.