PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 63: Vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese
Kur Gjykata Kushtetuese arrin në përfundimin se Presidenti i Republikës ka shkelur rëndë Kushtetutën ose ka kryer një krim të rëndë, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Në këtë rast vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyn në fuqi ditën e shpalljes dhe publikohet menjëherë në Fletoren Zyrtare.
Kur Gjykata Kushtetuese nuk arrin në përfundimin se Presidenti i Republikës ka shkelur rëndë Kushtetutën ose ka kryer një krim të rëndë, ajo vendos shfuqizimin e vendimit të Kuvendit.
Dorëheqja e Presidentit të Republikës nga detyra ose përfundimi i mandatit të tij, pas fillimit të shqyrtimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese, nuk përbën shkak për pushimin e gjykimit të çështjes.
Kur vendoset deklarimi i shkarkimit nga detyra të Presidentit të Republikës, ai nuk përfiton trajtimet e veçanta të parashikuara për funksionarët e lartë.
Rregullat e përcaktuara në nenin 61, pikat 1, 2 dhe 3, zbatohen edhe në rastin e vërtetimit përfundimisht të faktit të pamundësisë së përhershme në ushtrimin e detyrës nga Presidenti i Republikës. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese vendos vërtetimin e faktit të pamundësisë për ushtrimin e detyrës ose rrëzon vendimin e Kuvendit.Zgjedhshmëria dhe papajtueshmëria me ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës