PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË | 8577
Neni 64: Shqyrtimi i çështjes
Për çështjet që lidhen me zgjedhjen e Presidentit të Republikës, zgjedhshmërinë dhe papajtueshmërinë në ushtrimin e funksioneve të tij, Gjykata Kushtetuese vihet në lëvizje me kërkesë të jo më pak se një të pestës së deputetëve ose të partive politike.
Në rastin e procedurës së zgjedhjes dhe zgjedhshmërisë, Gjykata Kushtetuese vendos shfuqizimin e vendimit të Kuvendit ose rrëzimin e kërkesës.
Në rastin e papajtueshmërisë për ushtrimin e detyrës, Gjykata Kushtetuese vendos deklarimin e papajtueshmërisë me ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës ose rrëzimin e kërkesës.